Qardaku i Bylisit me koronavirus: Nuk e di ku e mora, dua test tjetër

schedule13:17 - 2 Qershor, 2020

schedule 13:17 - 2 Qershor, 2020

Eridon Qardaku ka dalë pozitiv me koronavirus dhe tregon se nuk ndjen asnjë shqetësim. Sulmuesi i Bylisit kërkon që të bëjë edhe një test tjetër, duke shfaqur habinë se si i kishte ndodhur diçka e tillë. “Përveç se kam dalë pozitiv me virus, ndihem shumë mirë dhe jam në gjendje normale. Nuk kam asnjë shqetësim.

Simptoma kam pasur vetëm temperaturë të lehtë, por t’ia lejmë kohës. Doja të bëja edhe një test, pasi nuk jam i sigurt. Ka pasur raste që testi i dytë ka dalë negativ. Nuk po ma bëjnë të mundur testin e dytë”, është shprehur për Top Channel 19-vjeçari shkodran, i cili në verë iu bashkua skuadrës së Bylisit pasi kishte spikatur me moshat e Vllaznisë.

I pyetur se ku mund ta ketë marrë virusin, Qardaku ka shtuar: “Nuk e di. Kam udhëtuar drejt Shkodrës për shkak të një dëmtimi dhe tani jam kthyer në Ballsh. Ndjeva pak temperaturë dhe ethe dhe ia lashë faktit se kisha ftohtë natën.

Presidenti u tregua i gatshëm për testin. Bëra tamponin dhe nuk kam pasur kontakte me çunat, pasi e kapëm në kohë. Doja edhe një test tjetër, pasi vetë kam qenë i rregullt dhe jam treguar shumë i kujdesshëm. Nuk e di ku mund ta kem marrë”, u shpreh Qardaku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!