Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Qan” Asllani, “qesh” Roshi/ Mesfushori i kuqezi lufton në Superligën turke, por humb derbin

schedule12:52 - 8 Mars, 2026

schedule 12:52 - 8 Mars, 2026

Ishte dueli I madh I Stambollit dhe ai ishte titullar. Kristian Asllani e ka fituar besimin e trajnerit të Beshiktashit, edhe pse nuk dihet nëse do të paguhen 11 milionë euro për të, ndërsa prova e radhës ishte tepër e fortë.

Mesfushori I kombëtares ishte në fushë në sfidën Beshiktash-Gallatasaraj, dhe u përpoq për 72 minuta sa ishte në fushë. Gjithsesi, ishte me fat që nuk doli me barrelë shumë më shpejt, pas një ndërhyrjeje të ashpër të ish-yllit të Bajernit, Leroi Sane.

Goditja në kavilje ishte tepër e rrezikshme, por Sane shpëtoi pa u përjashtuar, e mori vetëm një të verdhë. Gallatasaraj fitoi derbin 1-0 me ish-sulmuesin e Napolit, Osimhen, dhe duket se do ta mbrojë titullin kampion të fituar vjet.



Duke mbetur në Turqi, në Ligën e Parë pati një sfidë shqiptarësh. Në fushë ishin Rej Manaj e Valon Etemi për Sivasporin vendas, dhe Odise Roshi e Eduart Roca për ekipin mik, Keçiorengyçy.

Futbollisti vendimtar ishte pikërisht Roshi.

Ish-lojtari I kombëtares, sot në moshën 34-vjeçare, I dha fitoren të vetëve me golin e vetëm të ndeshjes shënuar në 35’. Ai ka 6 gola e 4 asistë në një sezon shumë të mirë.

Manaj u përpoq shumë, por nuk arriti të realizonte këtë herë. Së fundi, në kategorinë e dytë të Anglisë, Anis Mehmeti ishte sërish I rëndësishëm.

Ekipi I tij, Ipsuiç, po humbiste në shtëpi ndaj Leisterit, dhe shqiptari ndihmoi në golin e barazimit. Pas gjuajtjes së tij, Egeli barazoi në 76’.

Mehmeti ka 10 gola dhe 8 asistë këtë edicion në Championship.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!