“Qaja pa asnjë arsye”, këngëtari i famshëm flet për periudhën më të vështirë të jetës

schedule13:55 - 20 Nëntor, 2020

schedule 13:55 - 20 Nëntor, 2020

Këngëtari latin, J Balvin rrëfeu disa javë më parë se ka filluar të ketë sërish probleme me ankthin dhe depresionin.

Nisur nga ky rast,a i ndau një mesazh të vlefshëm me fansat e tij, ku e ka cilësuar si një nga sfidat më të mëdha të jetës së tij.

“Si çdo njeri, kam kaluar disa sfida. Këtë herë është ankthi dhe depresioni. Nuk më pëlqen që të aktrojë apo të shtirem për lumturinë time apo të pretendojë se çdo gjë është perfekte. Unë jam si çdo njeri tjetër. Jam i dobët… me shumë mundësi më shumë se të gjithë ju”, u shpreh këngëtari.

Ndërsa sot, Balvin ka ndarë të tjera detaje nga kjo betejë, ku ka treguar që nga momenti që kërkoi ndihmë dhe mësoi më shumë për këto çrregullime, ai e kuptoi disa gjëra që më parë, në rini, nuk i kishte kuptuar.

“Qaja pa asnjë arsye. Nuk doja të zgjohesha, nuk doja të haja, nuk doja as të jetoja dhe nuk e dija pse. Ti humb shpresën dhe ndihesh si i huaj në çdo vend ku shkon. Të duket sikur je jashtë trupit tënd”, ka thënë ai. l.k/abcnews.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Becky G (@iambeckyg)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!