Qafë Thana me një sportel, Balluku: Lehtësimi i procedurave të kalimit do të ketë ndikim në zhvillimin e ekonomik

schedule12:26 - 31 Korrik, 2023

schedule 12:26 - 31 Korrik, 2023

Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjitikës Belinda Balluku në fjalën e saj gjatë ceremonisë së hapjes së pikës Doganore Qafë Thanë vetëm me një sportel është shprehur se një vendim i tillë do të ketë një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

Sipas saj që nga ardhja në pushtet e kryeministrit Rama qëllimi i tij i vetëm ishte që të lehtësonte procedurat kufitare në mënyrë që ta bënte sa më të lehtë lëvizjen e qytetarëve të të dy vendeve larg pengesave të shumta.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se në kuadër të një zhvillimi të tillë me efekt të madh zhvillimi do të jetë edhe ndërtimi i korridorit të tetë.

“Është kënaqësi e veçantë që të jemi këtu për përurimin e kësaj dogane ajo çfarë I ka munduar gjithmonë shqiptarët ka qenë izolimi që dhe sot e kësaj dite i ka efektet e tij ndaj një nga prioritetet kryesore të qeverisë Rama që nga 2013,  ka qenë lehtësimi i procedurave kufitare për lehtësimin e procedurave për mallrat dhe për tregtinë, ky është një vullnet mes dëshirës së mirë në çdo nivel dhe padyshim marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut është kthyer në një model për tu ndjekur, ne kemi një përvojë të mirë në funksionimin e pikave të përbashkëta siç është Muriqani ose Morinë. Në kuadër të këtij projekti për lehtësimin e tregtisë është bërë edhe mbikqyrja e infrastrukturës dhe janë marrë në konsideratë të gjithë kërkesat e institucioneve që funksionojnë në Qafë Thanë. Jam e bindur se ky projekt do të ketë një lehtësim në lëvizje, dhe do të ndihmojë në një zhvillim ekonomi.

Zhvillimi i korridorit të tetë një ëndërr e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri dhe shpresojmë që Brenda 2024 të përfundohen dy loteve e para dhe të nisim me hapjen e dy loteve të tjera 4 dhe 5, edhe në Maqedoninë e Veriut vijon puna. Në të ardhmen synojmë që të hapim një sistem hekurudhor pasi kostot janë më të vogla.  Ne mendojmë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut I kanë kryer të gjithë kërkesat e BE dhe meritojnë ndihmë për mbylljen e këtij korridori të tetë që do të ndihmojë në lidhje edhe Italinë dhe vendet e tjera. Ky është një projekt i vogël në dukje por i madh në rëndësi dhe produkt i dy qeverive”, ka thënë Balluku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!