Është bërë i mundur evakuimi i të gjithë pasagjerëve që ndodheshin në automjetet e bllokuara për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në Qafë Murrizë, në Rrugën e Arbrit.
Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme, nëpërmjet automjeteve të kalueshmërisë së lartë, bënë të mundur evakuimin e 50 pasagjerëve.
Ata po transportohen në destinacionet e tyre, në Klos, Bulqizë dhe në Peshkopi.
Ndërkohë, borëpastrueset po punojnë intensivisht për pastrimin e rrugës, për të bërë të mundur që dhe automjetet të vijojnë lëvizjen./abcnews.al