Pylli i Sodës, si po shkatërrohet plotësisht mushkëria e Vlorës

schedule17:07 - 5 Nëntor, 2018

schedule 17:07 - 5 Nëntor, 2018

Është folur shumë që Pylli i Sodës në Vlorë do t’i kthehet banorëve ashtu siç ka funksionuar kohë më parë. Por me kalimin e viteve aty gjithçka po dëmtohet dhe po shkatërrohet.

Policët bashkiakë që e ruanin pyllin nuk janë më. Qëndruan këtu vetëm pak muaj vitin e kaluar dhe u larguan. Patrulla u vendos me urdhër të Kryetarit të Bashkisë dhe qëllimi ishte për të penguar shkatërrimin e Pyllit të Sodës.

Pemë të prera dhe depozitim mbetjesh. Kjo është panorama në atë që duhej të ishte oksigjeni i një qyteti bregdetar si Vlora.  Dhe pse vetëm 7 kilometra larg qendrës masakra vazhdon prej shume vitësh. Dhe s’ka asnjë tentativë për ta ndryshuar atë.

Pemët thyhen e priten, kurse tonelata mbeturina hidhen çdo ditë. Nuk është mbushur viti që këtu u investua një rrugë, por kjo nuk e ka ndryshuar destinacionin.

Pylli mbetet i pavizitueshëm dhe ndotësit shfrytëzojnë ta kthejnë atë në një vendgrumbillimi plehrash.

I krijuar në vitet ’60 për të mbrojtur qytetin dhe në fakt zona, nga shtëpia e malaries dhe mushkonjave, u bë mushkëria e Vlorës.

Tani mbetet vetëm të themi, na ishte njëherë Pylli i Sodës.

Gazetar i ABC News, Vlorë: Elton Nika

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!