Pylli i sodës, kosh mbeturinash, ambientalisti: Bashkia nuk ka vëmendjen e duhur

schedule13:48 - 1 Nëntor, 2020

schedule 13:48 - 1 Nëntor, 2020

Ndotja ne pyllin e Sodës e ka transformuar totalisht zonën që njihet si mushkëria e qytetit të Vlorës. 

Erozioni është një nga është një nga shkaqet kryesore që ka dëmtuar pyllin, por problematikat më të mëdha mbeten depozitimi i mbetjeve, dhe prerja e druve.

Ambientalisti Simo Ribaj thotë se bashkia e Vlorës ka dështuar në menaxhimin e pyllit të Sodës.

“Defekti bashkisë, pasi ka për detyrim që ti furnizojë me dru zjarri qytetarët që kanë nevojë. Ndërkohë deri më tani bashkia s’ka bërë asgjë në lidhje me këtë”, është shprehur ai.

Nga ndotja pylli ka marre pamjen e nje landifilldi. 

Plehra gjen kudo, nga të gjitha llojet.

“Problem pare që bie në sy janë mbetjet. Pylli është kthyer në një landfill”, ka thënë ai.

Derdhja e mbeturinave pa kriter nga operatoret turistik e ka demtuar nder vite.

“Operatoret turistik o hedhin ne mes te pyllit. Nese s’ua merr bashkia ti çojnë vete të koshat.  Keq është edukata qytetare. Ka ende njerëz që bëjnë pushime lënë mbeturinat”, ka shtuar ai.

Një tjetër faktor sipas Ribajt është faktori klimaterik.

“Pylli i Vlorës ka 30 vjet është nën  disa lloj presionesh. Mjafton të hedhesh një sy dhe shef shumë probleme…. Të gjitha vijnë nga faktori njeri, disa nga padija, nga mungesa e menaxhimit disa nga mungesa e pushtetarëve. Ndryshimet klimaterike na kanë gjetur të papërgatitur”, tha Ribaj.

Të paktën në 30 vitet e fundit në këtë zonë është abuzuar pafundësisht dhe nuk është ndërhyrë duke krijuar një situatë alarmante ndotjeje. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!