Censi i popullsisë është një ndër nismat e fundit të ndërmarra e cila do të nisë më 18 shtator për të bërë një panoramë të qartë në lidhje me numrin e shqiptarëve rezident në vend.
Drejtoresha e prodhimit statistikor, në INSTAT, Elona Sevrani në një lidhje direkte për “Tirana Live”, në ABC News ka dhënë detaje në lidhje me këtë nismë ku është shprehur se të dhënat e mbledhura, për popullsinë, pronën dhe gjendjen ekonomike të qytetarëve do të ndihmojnë qeverinë në hartimin e politikave të saj.
Gjithashtu ajo është shprehur se të gjithë të dhënat e mbledhura nga qytetarët janë të sigurta dhe të mbrojtura me ligj.
“Instituti i ka marrë të gjithë masat e nevojshme për të mbaruar dhe për të mbyllur censin e popullsisë dhe të pronave. Ky është censi i 12 që zhvillohet në vend, dhe do të prodhojë një gamë të gjerë tregues mbi banesën mbi gjendjen financiare dhe do të ndihmojë në hartimin dhe zhvillimin e politikave të ndryshme qeverinë dhe sektorin privat për dinamikat e tregun. Do të mundësohet prodhimi i treguesve të popullsisë dhe një parashikim në lidhje me dinamizmin e popullsisë për 10 apo 20 vitet e ardhshme. Konfidencialiteti i të dhënave të të gjithë popullsisë do të jetë rreptësisht i sigurtë. Mbështetur në rekomandimet e BE janë pyetjet të rëndësishme dhe pyetjet opsionale, në Shqipëri është zgjedhur që të pyetet për gjuhën, fenë dhe etnikë dhe pse nuk e kanë të rëndësishme dhe të detyrueshme që të përgjigjen.
Tableti do të jetë mjeti që do të përdoret për mbledhjen e të dhënave për këtë census duke e bërë të mundur shkurtimin e kohës. Anketuesit do të shkojnë derë më derë në të gjithë vendin për të bërë numërimin e popullsisë. Qëllimi i këtij aktivitei madhor patriotik është që ne të numërojmë individët rezident në Shqipëri. Për këtë stafi i rekrutuar nga INSTAT është udhëzuar dhe do të shkojë në një familje nëse nuk e gjen në momentin e parë do të lërë një letër dhe do të lërë një numër telefoni për të marrë më pas përgjigje”, ka thënë Sevrani./abcnews.al