Pyetja që u intereson të gjithëve: A mund të parashikojnë vërtet ëndrrat të ardhmen?

schedule20:47 - 6 Gusht, 2022

schedule 20:47 - 6 Gusht, 2022

Për mijëra vjet, njerëzit kanë interpretuar ëndrrat. Shumë besime popullore lidhen me ëndrrat dhe kuptimin e tyre. Po pyetja që iu intereson të gjithëve është: A e parashikojnë realisht të ardhmen ëndrrat tona? Të gjithë ëndërrojnë në mënyra të ndryshme.

Disa njerëz ëndërrojnë për njerëz të vërtetë në jetën e tyre dhe për ngjarje reale, ndërsa të tjerë ëndërrojnë për gjëra që ndoshta nuk mund t’i kishin bërë dhe as nuk i kishin parë kurrë. Në vetvete, ëndrrat janë “një gjendje e vetëdijes” ku kemi dukuri “shqisore dhe emocionale” ndërsa flemë.

Shumë pyesin nëse ajo që ne ëndërrojmë ka ndonjë mundësi të realizohet apo jo. Rezulton se ka një emër shumë specifik për këto lloj ëndrrash. Ëndrrat paraprake ose parandjenjëse janë ëndrra që në dukje parashikojnë të ardhmen.

Disa njerëz besojnë se i kanë këto lloj ëndrrash sepse ato që kanë ëndërruar realizohen në jetën reale. Ndërsa ka disa ëndrra paranjohëse që njerëzit besojnë se mund të ndihmojnë në parashikimin e fillimit të sëmundjes, ka shumë pak prova shkencore që vërtetojnë se ëndrrat mund të parashikojnë të ardhmen.

Ka pasur disa raste në të cilat njerëzit besojnë se kanë parashikuar vdekjen e tyre. Për shembull, si Presidenti Abraham Lincoln me sa duket kishte ëndërruar vdekjen e tij para vrasjes së tij dhe vrasja e Robert Kenedit ishte parashikuar gjithashtu në një ëndërr.

Në fakt, më 4 qershor 1968, një grua tha se kishte ëndërruar për vdekjen e Kenedit për muaj  të tërë dhe e përmendi atë tre herë para vrasjes së tij më 5 qershor 1968. Por në fund të fundit, për përgjigjen e vërtetë për ëndrrat dhe për të parashikuar të ardhmen, shkencëtarët duhet të kryejnë më tepër kërkime. /abcnews.al