Pyetja që tërboi Interin, “Nuk kishte faj, pat humbur tre finale rresht”

schedule08:23 - 5 Prill, 2020

schedule 08:23 - 5 Prill, 2020

Marco Materazzi ka zbuluar, në një bisedë “live” në Intagram me Sebastian Frey, një skenë mjaft interesante pas humbjes së titullit kampion në maj të vitit 2002. Lazio i mundi me rezultatin 4-2 dhe Scuddetto u iku nga duart zikaltërve. Mes tyre kishte edhe një lojtar që nuk e kuptonte pse ishin mërzitur.

“Ndeshja kundër Lazio është ajo që do të doja të luaja përsëri. Kur po dilnim nga stadiumi dhe nisëm të hipnim në autobus, Vratislav Gresko pyet pse të gjithë janë të mërzitur. Gigi Di Biagio as që mund të besonte atë që ai po thoshte.

Rezulton se kjo ishte hera e tretë që i ndodhte një lojtari si Gresko. Në një sezon ai humbi titullin kampion, finalen e Champions League dhe Superkupën e Gjermanisë, kur ishte pjesë e Bayer Leverkusen”, tregon Materazzi. /abcnews.al