Putini thirri rezervistët në luftë, fjalia më e kërkuar në Google nga rusët: Si të thyesh krahun

schedule15:36 - 23 Shtator, 2022

schedule 15:36 - 23 Shtator, 2022

Pas njoftimit të Presidenti rus Vladimir Putin për dërgimin e 300 mijë rezervistëve në luftë kundër Ukrainës, këta të fundit për të shmangur rekrutimin kanë kërkuar zgjidhje në internet, shkrujnë mediat e huaja.

Ndërsa pyetja “si të thyesh një krah në shtëpi”, ka qenë kryesorja. Në një fjalim drejtuar kombit të tij këtë javë, Putin tha se rezervistët do të rekrutohen menjëherë.

Ky është mobilizimi i parë i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në fjalim, Putini paralajmëroi gjithashtu Perëndimin se ai “nuk po luante bllof” kur tha se ishte gati të përdorte armë bërthamore për të mbrojtur vendin e tij. Pas kësaj, dolën raporte se linjat ajrore po refuzonin biletat për personat nga mosha 18 deri në 65 vjeç.

Shumë civilë mbetën të shqetësuar se do të detyroheshin të qëndronin në vend dhe kështu nxituan të kërkonin përgjigje për pyetjet që mund t’i shpëtonin në Google. Të dhënat e Google Trends treguan një rritje dramatike,  nga 0 në 38 në një shkallë deri në 100 brenda 24 orëve nga shpallja e njoftimit për mobilizimin ushtarak.

Ndërkohë, çmimet e biletave për fluturimet jashtë Moskës u rritën mbi 5,000 dollarë për biletat  në vendet më afërta, me shumicën e tyre të shitura plotësisht.

Thuhet se rusëve iu është dhënë vetëm katër orë kohë për të paketuar valixhet dhe për t’u thënë lamtumirë familjeve të tyre.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!