“Putini kishte me vete valixhen e kodeve bërthamore në funeralin e ultranacionalistit Zhirinovsky”

schedule16:21 - 8 Prill, 2022

schedule 16:21 - 8 Prill, 2022

Vladimir Putin mund të ketë marrë valixhen me kodet bërthamore në funeralin e një politikani të ekstremit të djathtë në Moskë.

Mail Online raporton se lideri rus ishte i shoqëruar nga një burrë, që mbante në dorë një valixhe “që të krijon mundësinë të nisësh sulme kudo që ndodhesh” ndërsa i bënte nderimet e fundit ultranacionalistit Vladimir Zhirinovsky.

Të pranishmit në ceremoni u detyruan që të bënin hapa pas ndërkohë që presidenti rus i bënte homazhet Zhirinovsky-t, duke treguar edhe një herë frikën për ndonjë atentat të mundshëm në Katedrale.

“Për Vladimir Putinin, salla ku njerëzit i dhanë lamtumirën Zhirinovskyt u zbraz plotësisht nga njerëzit, madje edhe nga të afërmit në karrige”, raportoi kanali Telegram VCHK-OGPU. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!