Rusia ka bllokuar në Detin e Zi rreth 300 anije të ngarkuara me grurë për në BE.
Rreth 300 anije që transportojnë grurë për eksport nga Rusia dhe Ukraina në Evropë janë bllokuar në Detin e Zi nga autoritetet ruse, tha këtë javë tregtari më i madh bujqësor gjerman BayWa.
LEXO KËTU të gjitha zhvillimet e luftës për sot
“Zero [drithë] aktualisht po eksportohet nga portet e Ukrainës – asgjë nuk po largohet nga vendi”, tha për agjencinë e lajmeve dpa Jörg-Simon Immerz, kreu i tregtisë së drithit në BayWa.
Ai shtoi se aktiviteti i eksportit nga pala ruse është “shumë i kufizuar”.
Për shkak të sanksioneve të vendosura nga Perëndimi si ndëshkimi i pushtimit rus të Ukrainës, aktualisht nuk eksportohet më grurë nga portet e Ukrainës, ndërsa shumë pak vjen nga Rusia, duke ngjallur alarmin në tregun ndërkombëtar të lëndëve të para për përdorim ushqimor./abcnews.al/