“Putini është treguar i zgjuar,” Demiraj: Rusia ka armë bërthamore që mund të zhdukin një shtet të tërë

schedule19:53 - 11 Nëntor, 2022

schedule 19:53 - 11 Nëntor, 2022

“Prej vitesh tashmë Vladimir Putini ka punuar fshehurazi për të ‘pasuruar’ arsenalin e tij bërthamor.” Kështu u shpreh eksperti i sigurisë ndërkombëtare Dritan Demiraj ndërsa fliste për situatën aktuale në botë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.

Në një lidhje direkte me “Radari Informativ” në Abc, Demiraj tha se kapacitetet bërthamore të Rusisë janë më të mëdha se ato të Perëndimit. Më konkretisht, Rusia posedon 6, 320 armë bërthamore në krahasim me 5, 428 të Perëndimit.

Arsenali Bërthamor i Federatës Ruse, sipas Demirajt përbëhet nga katër lloje armësh: ato hipersonike që i shmangen sistemit të mbrojtjes anti-raketor dhe pjesa tjetër janë armë ‘ndërkombëtare’ që arrijnë deri në 18 mijë km. Pra mund ta përshkruajnë të gjithë rruzullin tokësor.

Eksperti i sigurisë ndërkombëtare tregon po ashtu se sipas agjencive të inteligjencës perëndimore, Rusia posedon armë bërthamore që shkojnë deri në 2 megaton. Sipas tij, këto kapacitete janë të mjaftueshme për t’i futur frikën SHBA-ve dhe vendeve të tjera Perëndimore.

“I gjithë arsenali i armëve të federatës ruse varion nga 300 kilotonë në 2 megatonë. Në rast se përdoren dhe krijojnë imapkt, zhdukin thuajse një shtet të tërë.”

Po ashtu, Demiraj shpjegoi se Rusia ka një raketë të quajtur Satan 2, e cila nëse do të vihej në përdorim mund të godasë në çdo pikë të globit dhe ndoshta më shumë se aq.

“Një megaton shkatërron një shtet të tërë, është 2000 herë më fuqishme se bomba e përdorur në Hiroshima.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!