Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Putini do të takohet me nënat e ushtarëve rusë që luftojnë në Ukrainë

schedule12:38 - 22 Nëntor, 2022

schedule 12:38 - 22 Nëntor, 2022

Presidenti rus, Vladimir Putin do të takohet me nënat e ushtarëve rusë që po luftojnë në Ukrainë.

Kremlini konfirmon se presidenti Vladimir Putin do të takohet me nënat e ushtarëve që luftojnë në Ukrainë.

Takimi me nënat e ushtarëve, i raportuar fillimisht nga gazeta Vedomosti, u konfirmua nga zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.



Në të vërtetë, një takim i tillë është planifikuar dhe ne mund ta konfirmojmë,” u tha Peskov gazetarëve kur u pyet nëse Putin do të mbante një takim me familjet e të mobilizuarve.

“Presidenti mban shpesh takime të tilla, nuk janë të gjitha publike. Në çdo rast, presidenti merr informacion të dorës së parë për gjendjen reale të punëve.”

Nuk është dhënë një datë konkrete se kur do të ndodhë takimi me nënat  e ushtarëve rusë.

Por mendohet se takimi mund të zhvillohet më 27 nëntor, pasi në këtë ditë Rusia feston Ditën e Nënës./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!