Presidenti rus, Vladimir Putin, do të niset për në Bjellorusi të hënën për t’i bërë presion ish-aleatit sovjetik për t’iu bashkuar një ofensivë të re tokësore kundër Ukrainës.
Vizita e tij do të jetë e para në Minsk që nga viti 2019. Gjenerali më i lartë i Ukrainës, Valery Zaluzhniy, tha javën e kaluar se Rusia po përgatiste 200,000 trupa të reja për një ofensivë të madhe që mund të vinte nga lindja, jugu apo edhe nga Bjellorusia në fillim të janarit, por më shumë gjasa në pranverë.
Moska dhe Minsk që atëherë kanë krijuar një njësi të përbashkët rajonale të forcave në Bjellorusi dhe kanë zhvilluar stërvitje të shumta ushtarake.
Disa analistë ushtarakë e shohin manovrimin si një dredhi për ta detyruar Ukrainën të angazhojë forcat në veri të saj, në mënyrë që të jetë më e ekspozuar ndaj sulmeve ruse diku tjetër.
/abcnews.al