Putin u jep një shans mercenarëve të Wagner, amnisti nëse ata dorëzohen

schedule17:53 - 24 Qershor, 2023

schedule 17:53 - 24 Qershor, 2023

Autoritetet ruse thuhet se u kanë ofruar rebelëve të ëagner-it një amnisti nëse ata dorëzohen. Agjecia shtetërore e lajmeve Tass raporton duke cituar një ligjvënës se luftëtarëve të Wagner u është premtuar një amnisti nëse ata hedhin armët, por ata duhet të veprojnë shpejt.

“Luftëtarët e ëagnerit ende mund të dorëzojnë armët dhe të shmangin ndëshkimin duke pasur parasysh arritjet e tyre gjatë operacionit special ushtarak (në Ukrainë), por ata duhet ta bëjnë atë shpejt,” ka thënë ligjvënësi Pavel Krasheninnikov.

Presidenca turke ndërkohë konfirmoi se presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, foli me telefon me Vladimir Putin të shtunën dhe i kërkoi atij që të vepronte me sens të përbashkët.

Ai tha se të dy diskutuan zhvillimet e fundit në Rusi dhe Erdogan i tha Putinit se Turqia ishte e gatshme të bënte pjesën e saj për të ndihmuar në arritjen e një zgjidhjeje paqësore të situatës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!