Putin u drejtohet turmave në Sheshin e Kuq: Ne kemi të vërtetën, do mbështesim vëllezërit tanë në rajonet e aneksuara

schedule18:39 - 30 Shtator, 2022

schedule 18:39 - 30 Shtator, 2022

Duke iu drejtuar turmave në Sheshin e Kuq, Vladimir Putin është zotuar të bëjë gjithçka për të rritur nivelin e sigurisë në Kherson, Zaporizhzhia, Luhansk dhe Donetsk, rajonet në Ukrainë që presidenti rus i aneksoi zyrtarisht këtë pasdite, raporton The Guardian.

“Të dashur miq, ne do të bëjmë gjithçka për të mbështetur vëllezërit dhe motrat tona në Zaporizhzhia dhe Kherson, dhe në Donetsk dhe Luhansk. Ne do të bëjmë gjithçka për të ngritur nivelin e sigurisë në këto territore për këta njerëz. Do të bëjmë gjithçka për të rikthyer ekonominë dhe për të rivendosur infrastrukturën, për të ndërtuar shkolla, institucione të reja, spitale”, tha Putin.

“Jemi bërë më të fortë sepse jemi bashkë. Ne kemi të vërtetën. Dhe e vërteta do të thotë fuqi. Do të thotë fitore. Fitorja do të jetë e jona”, përfundoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!