Putin takon homologun Lukashenko, s’ka marrëveshje për naftën

schedule19:52 - 7 Shkurt, 2020

schedule 19:52 - 7 Shkurt, 2020

Presidenti Vladimir Putin është takuar me kolegun e tij bjellorus, Aleksandër Lukashenko, takim që është mbyll pa marrëveshje për zgjidhjen e kontestit energjetik që i kërcënon marrëdhëniet e afërta tradicionale të tyre.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Lukashenko është shprehur se kanë vendosur që të vazhdojmë këtë diskutim jo një me një, por me edhe me ata që janë të kyçur në këtë proces.

Ndërkohë kohet e fundit presidenti bjellorus e ka akuzuar Rusinë, aleatin më të madh të vendit të tij, se tepër e paguan naftën dhe nuk e respekton marrëveshjen për furnizim me këtë karburant.

Mediat shtetërore ruse njoftuan se delegacioni i ministrit të Energjetikës, Aleksandër Novak nuk arriti të takohej për shkak të kushteve të motit të keq, ndërsa Putin i kërkoi falje Lukashenkos për mungesën e delegacionit rus.

Lukashenko mbërriti në Soçi një ditë më parë, pas takimit me zyrtarët bjellorusë të energjetikës, gjatë së cilës ai theksoi se Rusia kishte dështuar të jepte sasinë e rënë dakord të energjisë për muajin e kaluar.

Ndërkohë në takimet e fundit që Mike Pompeo ka zhvilluar në Bjellorusi i ka ofruar  gadishmërinë e SHBA për ta furnizuar me karburant./abcnews.al