Putin takohet sot me Lukashenkon

schedule09:14 - 12 Prill, 2022

schedule 09:14 - 12 Prill, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet me presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko gjatë ditës së sotme për të diskutuar situatën në Ukrainë dhe sanksionet e Perëndimit, sipas raporteve, shkruan skynews.

Lukashenko ka insistuar se Bjellorusia duhet të marrë pjesë në negociatat për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, duke thënë gjithashtu se ishte etiketuar padrejtësisht “bashkëpunëtore e agresorit”.

Bjellorusia është sanksionuar gjithashtu nga Perëndimi, së bashku me Rusinë. Të dy do të takohen në Vostochny Cosmodrom, një port hapësinor rus në rajonin e Amurit të Rusisë, sipas  agjencisë së lajmeve bjelloruse Belta.

/abcnews.al