Putin takohet me kryeministrin kinez: Vendet tona kanë projekte të përbashkëta në shkallë të gjerë

schedule16:56 - 21 Gusht, 2024

schedule 16:56 - 21 Gusht, 2024

Presidenti rus Vladimir Putin u takua sot në Moskë me kryeministrin kinez Li Qiang, njoftoi Kremlini.

“Vendet tona kanë projekte të përbashkëta në shkallë të gjerë, projekte në fushën ekonomike dhe humanitare, të cilat presim të zgjasin për shumë vite”, citohet të ketë thënë Putin nga agjencia shtetërore e lajmeve RIA.

Li tha më herët sot se Pekini është i gatshëm të punojë me Rusinë për të forcuar bashkëpunimin më të gjerë në praktikë./abcnews.al