Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Putin: Takimi me të dërguarit e Trump ishte shumë i dobishëm

schedule07:52 - 4 Dhjetor, 2025

schedule 07:52 - 4 Dhjetor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin ka folur mbi takimin e tij të fundit me të dërguarin dhe dhëndrin e Donald Trump në Moskë të martën.

Sipas komenteve të raportuara nga agjencia shtetërore e lajmeve RIA, Putin thoa: “Mendoj se është shumë herët për të thënë, por ky takim ishte i nevojshëm”.

Ai shtoi se takimi me Steve Witkoff dhe Jared Kushner ishte “shumë i dobishëm”.

Megjithatë, Putin theksoi gjithashtu se propozimet që paraqiti Moska bazoheshin në marrëveshjet e bëra me Trump në Alaska, në gusht.

Udhëheqësi rus u shpreh se takimi zgjati shumë sepse Witkoff duhej të shqyrtonte pothuajse çdo pikë të planit të paqes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!