Putin “takim” virtual me Xi Jinping dhe liderë të tjerë botërore për herë të parë që nga rebelimi i Wagner

schedule10:47 - 3 Korrik, 2023

schedule 10:47 - 3 Korrik, 2023

Të gjithë sytë do të jenë te Vladimir Putin këtë javë, me presidentin rus që pritet të bëjë daljen e tij të parë në skenën botërore që nga rebelimi i Wagner .

Putini pritet të martën të marrë pjesë në një samit virtual të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), një grupim gjerësisht pro rus i sigurisë rajonale i udhëhequr nga Pekini dhe Moska.

Pjesëmarrja e tij edhe pse virtuale mund të ofrojë diçka si një dritare për masën e mbështetjes së tyre pas krizës afër fundjavës së  kaluar. Në kryengritjen e shkurtër, kaotike, Wagner, një grup mercenar privat i udhëhequr nga komandanti i luftës Yevgeny Prigozhin  mori kontrollin e objekteve kryesore ushtarake në dy qytete ruse.

Ndërsa mijëra luftëtarë marshuan drejt Moskës, ku Kremlini shpërndau trupa të armatosur rëndë në rrugë, dukej sikur lufta civile ishte në prag të shpërthimit.

Një marrëveshje e fshehtë  i dha fund papritmas rebelimit, me luftëtarët e Wagnerit që u tërhoqën dhe  Prigozhin u dërgua në Bjellorusi. Por një javë më vonë, shumë gjëra mbeten të paqarta në lidhje me funksionimin e brendshëm të marrëveshjes, fatin e Wagner dhe çfarë do të thotë kjo për regjimin e Putinit.

Këto  pyetje  ka të ngjarë të jenë në mendjen e liderëve të tjerë që marrin pjesë në samitin virtual të së martës, duke përfshirë Xi Jinping të Kinës dhe Narendra Modi të Indisë.

Ekspertët besojnë se Putini do ta përdorë forumin për të projektuar një imazh të pushtetit dhe për të siguruar partnerët e Moskës  dhe në vazhdimësi edhe botën  se ende ka pushtetin dhe kontrollin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!