Putin: Sulmet ukrainase ndaj civilëve në Belgorod janë krim lufte

schedule22:38 - 6 Mars, 2024

schedule 22:38 - 6 Mars, 2024

“Sulmi i granatimeve të forcave të armatosura ukrainase ndaj civilëve në Belgorod ishte një krim lufte dhe për këtë arsye Rusia nuk do t’i lejojë kurrë ata autorë të largohen”.

Kështu u shpreh presidenti rus, Vladimir Putin, shkruan Tass.

“Granatimi i objekteve civile, goditja me raketa të shumta në sheshe dhe civilë është padyshim një krim lufte. Kështu do ta trajtojmë këtë incident dhe nuk do t’i lëmë të qetë ata që e bënë atë,” tha presidenti i Rusisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!