“Putin shpik fabula për të zgjatur mbretërimin”, analisti: NATO kërcënim për Rusinë

schedule22:33 - 24 Shkurt, 2022

schedule 22:33 - 24 Shkurt, 2022

Teksa komenton luftën në Ukrainë, analisti politik, Skënder Minxhozi thotë se me hyrjen ushtarake në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin, kërkon të gjejë arsye për të  zgjatur qëndrimin e tij në pushtet.

Lexo edhe: I dha goditjen e fortë Putin, Biden “merr masa”, mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Analisti pohon në emisionin “Log” në ABC se Rusia ndihet e kërcënuar nga NATO dhe se mbajtja larg e NATO-s nga Ukraina është kusht i panegociueshëm për Putin.

Skënder Minxhozi: Pas 22 vitesh Putin ndjen nevojën për të shpikur një fabul për të zgjatur mbretërimin.  Mendoj se një ndër arsyet e ofensivës është  shembulli bjellorus ku u tentua të rrëzohej besniku i tij Lukashenko dhe se Bjellorusia po infektohej nga Ukraina dhe se po i binte elita e të besuarve. Besoj  se kjo ishte për ti dhënë mësim bjellorusëve që kërkojnë të rrëzojnë Lukashenkon. Mbajtja larg e NATOS është kusht i panegociueshëm për Rusinë. Putin i sheh punët me rreze raketash, nëse Ukraina futet më NATO mendon se Rusia do jetë e pambrojtur nga sistemi raketor. NATO është kërcënim për Rusinë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!