Rusia është e gatshme të shërbejë si ndërmjetëse në zgjidhjen e krizës palestinezo-izraelite, tha sot presidenti rus Vladimir Putin.
Në samitin e Komonuelthit të Shteteve të Pavarura në Bishkek, ai theksoi se është e nevojshme të kërkohet një zgjidhje paqësore e konfliktit dhe se thjesht nuk ka alternative.
“Humbjet civile janë absolutisht të papranueshme. Gjëja më e rëndësishme tani është ndalimi i gjakderdhjes,” tha Putin.
/abcnews.al