Presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelari gjerman Olaf Scholz po japin një konferencë për shtyp pas takimit të tyre në Moskë, shkruan BBC, përcjell abcnews.al.
Putin e nisi fjalën e tij duke thënë se Gjermania është një partner kyç i Rusisë dhe ai do të donte të forconte marrëdhëniet e tyre. Putin përmendi gjithashtu sektorin e energjisë si një fushë kyçe të bashkëpunimit me Gjermaninë, duke përmendur gazsjellësin Nord Stream 2 midis dy vendeve, i cili është gati, por ende nuk është vënë në funksion.
Më tej presidenti rus theksoi se kërkesat bazë nuk janë përmbushur nga NATO dhe se ajo ka detyrimin të mos forcojë sigurinë e saj në kurriz të vendeve të tjera.
Megjithatë, ai thotë se është i përgatitur të diskutojë çështjet e sigurisë evropiane dhe raketave. g.v/abcnews.al

