Rusia është e gatshme të ndihmojë në zgjidhjen e krizës në kufirin Bjellorusi-Poloni, në të cilin emigrantët po përpiqen të kalojnë në vendet e BE-së, tha presidenti Vladimir Putin.
“Ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës nëse, sigurisht, ka diçka që varet nga ne,”tha Putin. “Kemi dëgjuar disa nga deklaratat dhe akuzat kundër nesh, prandaj unë dua tju them të gjithëve: merruni me punët tuaja të brendshme dhe mos hidhni akuza të kota tek të tjerët.” , shtoi ai.
“Nga bisedimet e mia me Presidentin Lukashenko dhe kancelaren Merkel, arrita në përfundimin se ata janë të gatshëm të dialogojnë me njeri-tjetrin. Shpresoj se kjo do të ndodhë së shpejti. “Kjo bisedë është vendimtare, sepse qëllimi i emigrantëve është, para së gjithash, të hyjnë në Gjermani”, tha Putin.
/abcnews.al