“Rusia duhet t’i përgjigjet presionit gjeopolitik në rritje të vazhdueshme.” Kështu u shpreh presidenti Vladimir Putin në një seancë plenare të enjten, shkruan Tass.
“Ajo duhet t’i përgjigjet presionit të vazhdueshëm ushtarak dhe politik kundër Rusisë,” tha ai.
“Lufta e lëshuar nga regjimi i Kievit me mbështetjen e drejtpërdrejtë dhe aktive të Perëndimit kolektiv po vazhdon për vitin e dhjetë dhe operacioni ushtarak special i Rusisë në Ukrainë synon pikërisht ndërprerjen e operacioneve ushtarake në rajon”, sipas liderit rus.
“Dhe ai [operacioni special ushtarak] na kujton se hapat e njëanshëm, pavarësisht se kush i ndërmarrë, në mënyrë të pashmangshme do të shkaktojë kundërveprime. Siç e dini, veprimi shkakton kundërveprim,” tha kreu i shtetit, duke shtuar se çdo shtet përgjegjës, çdo sovran, një vend i pavarur dhe që respekton veten do të vepronte në këtë mënyrë”, përfundoi ai./abcnews.al