Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Putin: Rusët janë më të bashkuar se kurrë

schedule20:25 - 4 Korrik, 2023

schedule 20:25 - 4 Korrik, 2023

Rusët janë “të bashkuar si kurrë më parë”, pohoi presidenti rus, Vladimir Putin teksa synon të ruajë besimin pas revoltës jetëshkurtër të Wagnerit.

Takimi i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), i organizuar nëpërmjet videokonferencës nga India, i ofroi presidentit rus një nga platformat e pakta të mbetura në politikën ndërkombëtare ku mund të dëgjohet.

“Populli rus është i bashkuar si kurrë më parë,” tha Putin, shkruan Sky News.

“Solidariteti dhe përgjegjësia për fatin e atdheut u tregua qartë nga qarqet politike ruse dhe e gjithë shoqëria duke qëndruar si një front i bashkuar kundër tentativës për rebelim të armatosur.”

Ky ishte samiti i tij i parë shumëpalësh që nga rebelimi i armatosur i udhëhequr nga grupi mercenar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!