Putin rekruton 134,000 të rinj por nuk do të luftojnë kundër Ukrainës

schedule13:11 - 31 Mars, 2022

schedule 13:11 - 31 Mars, 2022

Vladimir Putin nënshkroi sot një dekret, në të cilin janë rekrutuar 134.500 të rinj në ushtrinë ruse. Megjithatë, ministria e mbrojtjes tha se dekreti nuk kishte të bënte me konfliktin në Ukrainë, sipas skynews.

Sergei Shoigu, ministri rus i mbrojtjes, tha se rekrutët e rinj nuk do të dërgohen në “pikat e nxehta”.

“Shumica e personelit ushtarak do t’i nënshtrohen trajnimit profesional në qendrat e trajnimit për tre deri në pesë muaj. Më lejoni të theksoj se rekrutët nuk do të dërgohen në asnjë pikë të nxehtë,” tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!