Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping do të bisedojnë para fundit të vitit, sipas një njoftimi të agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass. Ai nuk dha detaje për kohën ose se çfarë do të bisedojnë të dy liderët.
E përditshmja ruse Vedomosti kishte raportuar më parë se dyshja do të zhvillonte bisedime për të diskutuar ngjarjet e vitit 2022 në fund të dhjetorit. Sipas Peskov, të dy lidëerët kanë komunikuar vazhdimisht.
Presidenti kinez javën e kaluar u takua me ish-presidentin rus, Dmitry Medvedev, i cili tani është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë. Medvedev tha se ai dhe Xi kishin diskutuar partneritetin strategjik “pa kufij” të dy vendeve, si dhe për Ukrainën. Ai nuk dha detaje të tjera.
“Diskutuam bashkëpunimin mes dy partive në pushtet të Kinës dhe Rusisë, bashkëpunimin dypalësh në kuadër të partneritetit tonë strategjik, duke përfshirë ekonominë dhe prodhimin industrial.
Ne diskutuam gjithashtu çështje ndërkombëtare, përfshirë, natyrisht, edhe konfliktin në Ukrainë,” tha Medvedev duke i përshkruar bisedimet si “të dobishme”.
/abcnews.al