Putin prezantoi vaksinën, mjeku rus jep dorëheqjen: Është shkelur rëndë etika

schedule17:24 - 14 Gusht, 2020

schedule 17:24 - 14 Gusht, 2020

Vaksina e prezantuar nga Rusia kundër Covid-19 ka ngjallur debate të shumta.

Ndërsa Putin e prezantoi vaksinën si mjaft të efektshme, Alexander Chuchalin mjeku drejtues i sëmundjeve respiratore në Rusi ka dhënë dorëheqjen për shkak të shkeljeve të mëdha të etikës mjekësore që u bënë përmes vaksinës.

Ai braktisi këshillin e Ministrisë së Shëndetësisë pasi bëri një sulm të ashpër ndaj ilaçit të ri “Sputnik V”.

Mjeku akuzoi posaçërisht dy mjekët kryesorë të përfshirë në zhvillimin e vaksinës dhe sipas tij nxituan në prodhimin e saj.

“A i keni kaluar të gjitha rrugët e nevojshme të aprovuara nga legjislacioni i Federatës Ruse dhe bashkësia shkencore ndërkombëtare? Jo! Kjo punë nuk është bërë sic duhet. Kështu që, një nga parimet etike të mjekësisë është shkelur rëndë.”- është shprehur Chuchalin para se të largohej nga detyra. /abcnews.al