Gjatë një takimi me zyrtarë të qeverisë, presidenti rus tha se presioni mbi ekonominë ruse për shkak të sanksioneve do të rritet, duke përmendur faktin se kërkesa e konsumatorëve mbetet e dobët, shkruan Reuters.
“Në përgjithësi, situata këtu mbetet e qëndrueshme”, tha Putin, duke shtuar se në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të dimë se presioni ndaj Rusisë do të rritet.
Perëndimi ka vendosur sanksione të paprecedentë ndaj Moskës pas vendimit të saj më 24 shkurt për të dërguar mijëra trupa në Ukrainë në atë që ajo e quan një “operacion special ushtarak”.
Ministria e Ekonomisë ruse tani pret që ekonomia të tkurret me 2.9% në vitin 2022.
/abcnews.al