Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un vlerësoi sot lidhjet “të pathyeshme” të Penianit me Moskën, përpara një vizite të pritshme të homologut të tij rus Putin në Korenë e Veriut në sfondin e luftës në Ukrainë.
Sipas agjencisë së lajmeve të Koresë së Jugut Yonhap, Vladimir Putin mund të udhëtojë në Korenë e Veriut “që në fillim të javës së ardhshme”, nëntë muaj pasi Kim bëri një vizitë të rrallë në vendin fqinj në shtator për të takuar presidentin rus.
Të dy vendet kanë zhvilluar “lidhje të pathyeshme të vëllezërve në armë”, nënvizoi kreu i shtetit të Koresë së Veriut në një mesazh që i drejtoi Putinit sot me rastin e festës kombëtare të Rusisë.
“Populli ynë shpreh mbështetjen dhe solidaritetin e tij të plotë për kauzën e shenjtë të ushtrisë dhe popullit rus, i cili me vendosmëri po përparon drejt drejtësisë dhe së vërtetës”, shtoi ai në një deklaratë të transmetuar nga agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA.