Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar se do të rrisë taksat për qytetarët e pasur pasi vendi po përballet me krizën që ka lënë koronavirusi.
Në një fjalim televiziv drejtuar kombit të tij, Putin propozoi një rritje të normës vjetore të taksës së të ardhurave nga 13% në 15% të fitimeve mbi pesë milion rubla (72.833 dollarë).
Është hera e parë që Rusia ka rritur normën që nga momenti kur u vendos një norma e re taksave në vitin 2001.
Presidenti tha që ndryshimet do të përfshinin një shtesë prej 60 miliardë dollarësh në buxhet dhe mund të hynë në fuqi në 1 Janar 2021.
Putin premtoi zgjerimin e një programi për të ndihmuar familjet dhe do të ofrojë një pagesë mujore prej 10,000 rublash për secilin fëmijë deri në 16 vjeç.
Aktualisht ka pothuajse 600,000 raste të konfirmuara të koronavirusit në Rusi, dhe 8.349 viktima, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins./abcnews.al