Rusia nuk është më pjesë e traktatit për çarmatimin bërthamor, i firmosur në vitin 1987 nga Gorbaçov dhe Regan. Presidenti Putin e firmosi dekretin duke akuzuar Uashingtonin se kishte shkelur detyrimet e këtij traktati.
Presidenti rus Vladimri Putin firmosi dekretin për pezullimin e traktatit INF për çarmatimin bërthamor. Marrëveshja për kontrollin e raketave me rerze të mesme u firmos në vitin 1987 nga Ronald Regan dhe Mikail Gorbacov. Në dhjetor ishin shtetet e bashkuara të amerikës që deklaruan të parat vendimin për të dalë nga Traktati duke akuzuar Moskën për shkelje. Në dekretin e firmosur nga Putin lexohet se duke marrë në konsideratë domosdoshmërinë për të marrë masa urgjente si pasojë e shkeljes nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Së detyrimeve që vijnë nga traktati, i firmosur nga Bashkimi Sovjetik dhe shtetet e bashkuara në 8 dhjetor 1987, pjesëmarrja e Rusisë në traktat është pezulluar deri kur Shtetet e bashkuara të respektojnë detyrimet e parashikuara nga ky traktat. Ministrit të jashtëm rus iu ngarkua detyra për të dërguar një lajmërim për këtë pezullim, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./abcnews.al