Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se ekonomia e Rusisë është e fortë, pavarësisht ‘sanksioneve të paligjshme’.
“Pavarësisht të gjitha pengesave dhe sanksioneve të paligjshme, Rusia mbetet një nga liderët ekonomikë në botë. Vendet mike, ato që nuk i janë bashkuar sanksioneve kundër Moskës, përbëjnë tre të katërtat e qarkullimit tregtar të ndërsjellë të Rusisë”, tha Putin.
Vendet duke përfshirë Indinë dhe Kinën kanë forcuar lidhjet ekonomike që kur Putin filloi luftën e tij në Ukrainë.
/abcnews.al