Putin pas inagurimit tregon fuqinë ushtarake të Rusisë

schedule13:58 - 9 Maj, 2018

schedule 13:58 - 9 Maj, 2018

Në Rusi është zhvilluar parade e përvitshme që përkujton fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Nazistëve në Luftën e Dytë Botërore. Për këtë, Vladimir Putin ekspozoi për herë të parë raketën shumë të shpejtë, të cilën e konsideron të pamposhtur.

Vladimir Putin i Rusisë vëzhgoi spektaklin e avionëve të përparuar që ishin të pajisur me raketën hipersonike “Kinjal”, të cilën ai e cilëson të pamposhtur, në Sheshin e Kuq të mërkurën. Kjo paradë ushtarake erdhi pasi ai filloi zyratarisht mandatin e katërt presidencial. Pjesë e një eventi të përvitshëm që shënon fitoren e Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore ndaj Nazistëve, shefi i Kremlinit shijonte pamjen ndërsa mijëra trupa marshonin pranë tij dhe kolona të tankeve kaluan nëpër sheshin e famshëm në një shfaqje ushtarake që kujton ato që u shfaqën gjatë Luftës së Ftohtë.

Putini ndoqi paradën nga një tribunë e mbushur me veteranë të luftës sovjetike, disa prej të cilëve mbanin rreshtat e medaljeve të betejave dhe trëndafila të kuq. Autoritetet e përdorin eventin për të rritur ndjenjën patriotike dhe për t’i treguar botës dhe blerësve të mundshëm, fuqinë ushtarake dhe armët e reja që ndryshojnë fëtyrën e Ushtrisë së Rusisë. Putin, mardhëniet e të cilit me perëndimin janë në një trajektore armiqësore, tha se nuk dëshiron një garë armësh ndërsa paralajmëroi armiqtë e mundshëm se vendi i tij ka zhvilluar një gjeneratë të re të armëve të pamposhtura për të mbrojtur territorin.

Vladimir Putin, President i Rusisë: “Ne kujtojmë tragjeditë e dy luftërave botërore, për mësimet e historisë që nuk na lejojnë të bëhemi të verbër. Të njëjtat tipare të vjetra të shëmtuara shfaqen së bashku me kërcënime të reja: egoizëm, jotolerancë, nacionalizëm agresiv dhe pretendime ndaj jashtëzakonshmërisë. Ne e kuptojmë seriozitetin e kërcënimeve”.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, i cili ndodhet në Moskë për bisedime mbi Sirinë, ishte gjithashtu i pranishëm në tribunë, sëbashku me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe aktorin e Hollivudit Stiven Seagal, të cilit iu dha një pasaportë ruse nga Putin në vitin 2016. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!