Putin paralajmëron Perëndimin: Mos e kaloni “vijën e kuqe” me Rusinë

schedule14:45 - 21 Prill, 2021

schedule 14:45 - 21 Prill, 2021

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Perëndimin të mos e kalojë “vijën e kuqe” me Rusinë dhe dënoi atë që ai e quajti një komplot puçist kundër Bjellorusisë.

Paralajmërimi erdhi në fjalimin e tij vjetor të kombit, në mes të tensionit të shtuar me Perëndimin mbi Ukrainën dhe kritikun e burgosur të Putinit, Alexei Navalny.

Më 17 prill autoritetet bjelloruse njoftuan se kishin prishur një komplot të mbështetur nga SHBA, për të vrarë Presidentin Lukashenko. Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha se kishte arrestuar dy bjellorusë të dyshuar të përfshirë në komplot.

Pretendimi për grusht shteti u hodh poshtë nga udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya, e cila e cilësoi provokim.

Ka pasur demonstrata masive në mbështetje të saj që kur Lukashenko kërkoi rizgjedhjen vitin e kaluar, në një votim të dënuar gjerësisht si të manipuluar. Mijëra protestues u dhunuan nga policia dhe u ndaluan./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!