Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Putin: Paqeruajtësit rusë bashkëpunojnë me ata të përfshirë në konfliktin në Nagorno-Karabakh

schedule13:45 - 20 Shtator, 2023

schedule 13:45 - 20 Shtator, 2023

Presidenti rus Vladimir Putin këtë të mërkurë është shprehur se forcat paqeruajtëse ruse po bashkëpunojnë në mënyrë aktive me të gjitha palët e përfshira në konfliktin në Nagorno-Karabakh dhe po përpiqen të mbrojnë civilët.

“Paqeruajtësit tanë po bashkëpunojnë shumë aktivisht me të gjitha palët e përfshira në këtë konflikt. Ata po bëjnë çmos për të mbrojtur popullatën civile”,  ka thënë Putin në një takim me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi.

Një marrëveshje armëpushimi midis forcave të armatosura të Azerbajxhanit dhe trupave armene në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut, i populluar kryesisht nga armenë, u arrit sot me ndërmjetësimin e kontingjentit paqeruajtës rus./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!