Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Putin: Operacioni ushtarak po shkon siç duhet, bisedimet e paqes janë në ngërç

schedule15:47 - 12 Prill, 2022

schedule 15:47 - 12 Prill, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin tha se Ukraina kishte devijuar nga marrëveshjet e arritura në bisedimet e paqes në Stamboll duke i quajtur një “rrugë pa krye”, sipas The Guardian.

Ai tha se operacioni ushtarak po shkonte siç ishte planifikuar dhe se qëllimi i Rusisë në Ukrainë ishte të përmbushte të gjitha  synimet dhe të minimizonte humbjet, duke theksuar se përfundimi i operacionit ushtarak varej nga intensiteti i luftimeve.

Putin tha gjithashtu se sistemi financiar i Rusisë po funksiononte mirë ndërsa në lidhje me sanksionet tha se Perëndimi duhet të udhëhiqet nga llogjika.

Duke iu referuar imazhave në Bucha, presidenti rus i cilësoi  të rreme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!