Putin nënshkruan dekretin: Nënshtetësi ruse për ata që luftojnë për Rusinë

schedule14:55 - 4 Janar, 2024

schedule 14:55 - 4 Janar, 2024

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret për dhënien e nënshtetësisë ruse për të huajt që kanë një kontratë me shërbimin ushtarak të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse.

Të huajt që shërbejnë në Forcat e Armatosura ose formacionet ushtarake gjatë luftës në Ukrainë, si dhe ushtarët që dalin në pension gjatë asaj periudhe, do të mund të marrin një pasaportë ruse, transmeton Ria Novosti.

Bashkëshortët dhe fëmijët e luftëtarëve të huaj kanë të njëjtën të drejtë për nënshtetësinë ruse.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!