Kolonel Dritan Demraj ka komentuar vizitën e presidentit rus, Vladimir Putin në një xhami në Dagestan, ku ishte veshur në të zeza.
Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Demiraj u shpreh se Putin po përpiqet të rregullojë imazhin e tij, pas ngjarjeve të fundit në Rusi.
Sipas Demirajt, rebelimi i Wagnerit e dëmtoi reputacionin e Putinit dhe shtoi se kreu i Kremlinit do të jetë më i ashpër në veprimet e tij.
“Vladimir Putini po përpiqet të rregullojë imazhi e tij të dëmtuar, që në gjykimin tim, çfarëdo lloj masash që të marrë, nuk ka mundësi ta riparojë më. Në të gjithë globin, njihej si një lider i pasfidueshëm. Kjo që bëri Prigozhini e ka dëmtuar njëherë e përgjithmonë. Kjo do ta bëjë të shumë më të egër në veprimet që do të ndërmarrë. Është në aksion”, theksoi Demiraj./abcnews.al