Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Putin në Kinë, drone në Ukrainë/ Rusia godet deri në Lviv, avionët e NATO gati mbi Poloni

schedule15:24 - 3 Shtator, 2025

schedule 15:24 - 3 Shtator, 2025

Vladimir Putin nuk dëshiron paqe dhe diçka e tillë e qartë gjithnjë e më shumë me sulmet brutale që Rusia po kryen ndaj Ukrainë .

KIevi zyrtar njoftoi këtë të mërkurë se Rusia kreu një sulm masiv ajror përgjatë natës duke përorur më shumë se 500 dronë dhe raketa të cilat shënjestruan edhe rajonet perëndimore të vendit, duke përfshirë qytetin Lviv pranë Polonisë. Forcat Ajore Ukrainase njoftuan e kishin rrëzuar 403 dronë dhe 21 raketa. Perveç qytetit Lviv shperthime te forta u degjuan edhe ne Ivano Frankivsk dhe Luts, ndersa mbetetjet e nje droni rane mbi Kiev. Deri me tani Autoritetet Ukrainase nuk kane raportuar per Viktima.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, e përshkroi sulmin si një “goditje masive ndaj infrastrukturës civile, përfshirë objekte energjetike, qendra transporti dhe zona banimi.” Ai e akuzoi Presidentin rus, Vladimir Putin, për shfaqje të papërgjegjshmërisë dhe theksoi se agresioni vazhdon për shkak të mungesës së presionit mbi ekonominë e luftës së Rusisë.

Për shkak të sulmeve, aeroplanët e NATO-s u ngritën mbi Poloni vendin anetar te Aleances Veriatlatnike, ku forcat e armatosura polake njoftuan se arriten gatishmëria maksimale te mbrojtjes ajrore. Pas rreth katër orësh te sulmit rus , forcat ajore te Polake dhe ato te NATO-s u kthyen ne toke në gatishmëri normale.

Sulmet ruse kanë vazhduar pavarësisht përpjekjeve të udhëhequra nga SHBA për paqe, ndërsa Ukraina po zhvillon gjithashtu goditje të saj të gjata në territorin rus për të dobësuar përpjekjet ushtarake të Moskës dhe për të nxitur negociata reale. Ministria e Mbrojtjes në Moskë raportoi se forcat ruse rrëzuan të paktën 105 dronë ukrainas gjatë natës. Zelenskyy njoftoi se Ukraina do të zgjerojë përdorimin e mjeteve teknologjike dhe prodhimin e armëve për sulme të mëtejshme ndaj objektivave ushtarake ruse.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!