Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Putin ndryshon ligjin për të rikandiduar edhe 2 herë si president

schedule09:05 - 6 Prill, 2021

schedule 09:05 - 6 Prill, 2021

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që i lejon atij të kandidojë edhe për dy mandate të tjera presidenciale, duke zgjatur potencialisht qeverisjen e tij deri në 2036.

Për Putin, i cili mbush 69 vjeç këtë vit, ky është mandati i tij të katërt presidencial, i cili pritet të përfundojë në 2024.  Legjislacioni i ri, mund ta lejojë atë të jetë në krye të vendit  edhe për dy mandate të tjera gjashtë vjeçare, nëse ai zgjedh të kandidojë sërish.

Ligji i ri zyrtarizon rezultatet e referendumit të vitit të kaluar mbi ndryshimet në kushtetutën e Rusisë.



Përpjekjet e Putinit më parë, për të qëndruar në pushtet kanë çuar në  protesta dhe kritika masive nga shumica. Në fillim të këtij viti, mijëra njerëz protestuan në të gjithë Rusinë për burgosjen e Alexey Navalny , i cili u arrestua në janar kur u kthye në vend pesë muaj pasi u helmua me agjentin nervor Novichok ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!