Vladimir Putin tha se “mobilizimi i pjesshëm” që urdhëroi muajin e kaluar do të përfundonte brenda dy javësh, duke rritur forcën luftarake të Rusisë, sipas The Guardian.
Ai u tha gazetarëve pasi mori pjesë në një samit në Kazakistan të premten se gjithsej do të thirreshin 222,000 rezervistë, nga 300,000 që mendohej fillimisht.
Deri më tani 16,000 do të marrin pjesë në operacionin ushtarak në Ukrainë.
/abcnews.al