Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë dozën e dytë të një vaksine ruse kundër Covid-19, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.
Muajin e kaluar, presidenti rus mori dozën e parë të vaksinës por nuk u zbulua as emri dhe asnjë foto e tij gjatë vaksinimit. Putin nuk pranoi të zbulojë se me cilën nga 3 vaksinat ruse është vaksinuar.
Ndërkohë që vendi vazhdon fushatën e vaksinimit, Rusia mbetet një nga vendet më të prekura nga Covid.
Vendi ka shënuar 4,666,209 dhe 104,000 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al