“Putin mbetet i fortë”, Orban: Paqja në Ukrainë në duart e SHBA-së  

schedule14:24 - 27 Qershor, 2023

schedule 14:24 - 27 Qershor, 2023

Dërgimi  i armëve perëndimore në Kiev është një gabim, sipas Viktor Orban, i cili beson se Ukraina nuk do ta fitojë luftën me Rusinë, ndërsa përjashton mundësinë që Vladimir Putin të rrëzohet së shpejti.

Kryeministri i Hungarisë, në një intervistë me gazetat gjermane Bild dhe Welt të martën, pohoi se rebelimi i Wagnerit nuk ishte “një ngjarje e madhe” bazuar në raportet nga shërbimet e inteligjencës së vendit të tij dhe se “nëse kryengritja kundër Putinit do të kishte pasur sukses”, atëherë do të kishte qenë një shenjë e qartë dobësie, por duke qënë se përfundoi në 24 orë ishte një shenjë fuqie.

E dini, Putini është presidenti i Rusisë. Ata që spekulojnë se mund të dështojë, ose të zëvendësohet, nuk e kuptojnë popullin rus dhe strukturat e fuqisë ruse. Rusia punon ndryshe nga shtetet e tjera evropiane, tha ai.

Orban pretendoi se Putini do të jetë ende presidenti i Rusisë në 2024.

 “Ky është realiteti”, tha ai.

“Strukturat në Rusi janë shumë të qëndrueshme. Ata mbështeten te ushtria, shërbimet sekrete, policia, është një vend i orientuar drejt ushtrisë. Mos harroni se rusët nuk janë një shtet si ne. Është një botë tjetër. Struktura dhe autoriteti janë të ndryshme.

Nëse përpiqeni të kuptoni nga këndvështrimi ynë se si funksionojnë, gjithmonë do të mashtroheni”, tha ai.

Orban beson se Ukraina nuk do ta fitojë luftën me Rusinë pasi Ukraina nuk do të ketë më ushtarë.

Unë nuk dua të ndikoj te ukrainasit, por unë jam gjithmonë në favor të paqes, në të kundërt do të ketë shumë viktima, do të humbasin prosperitetin, do të ndodhin fatkeqësi të paimagjinueshme.

Ajo që me të vërtetë ka rëndësi është se çfarë duan të bëjnë amerikanët. Ukraina nuk është më një shtet sovran.  Ata nuk kanë para, nuk kanë armë. Ata luftojnë sepse ne në Perëndim i mbështesim ata.

Nëse amerikanët vendosin se duan paqe, atëherë do të ketë paqe”, tha Orban.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!