Putin mbërrin në Beograd, Daçiç: Presim mbështetje për Kosovën

schedule17:56 - 17 Janar, 2019

schedule 17:56 - 17 Janar, 2019

Presidenti rus Vladimir Putin po zhvillon vizitë zyrtare në Beograd, ndërsa në aeroport është pritur nga homologu serb Vuçiç. Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç, u shpreh se pret mbështetje nga Moska, për çështjen e Kosovës.

Është nisur nga Rusia për në Serbi. Miku i madh i serbëve arrinë në aeroportin “Nikolla Teslla” të Beogradi dhe pritet me nderimet më të larta shtetërore që i janë përgatitur ndonjëherë ndonjë burrshtetasi.

Pas aeroportit në varrezat e ushtarëve rus të luftës së dytë botërore. Arrijta e Putin para Pallatit Serbia u prit me këmbana të kishës dhe të shtëna nderi nga topat disa herë.

Në radhë e pritën homologët dhe ministrant e jashtëm. Ata më të rëndësishmit ishin të energjisë dhe drejtuesi i Gaspromit.

Pastaj vazhduan takimet zyrtare të të dyja delegacioneve. Për Serbinë kjo vizitë është e rëndësishme për shkak të Kosovës.

Ivica Daçiç, Minister i Jashtëm Serb: “Ne presim një mbështetje nga Rusia sa i përket Kosovës pasi jemi të interesuar të gjejmë një zgjidhje të kompromisit. Rusia ka dënuar veprimet e njëanshme siç e ka bërë edhe SHBA”.

Serbia dhe Rusia kanë marrëdhënie të mira ekonomike dhe tregti të lirë. Rusët interesohen për shtrirjen e një gazsjellësi pasi rrjedha e Jugut kishte dështuar. Vizitën në Serbi e ndjekin 700 gazetarë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!